E mbolla me zemër pemën e dashurisë
Frutat e saj t’i shijojnē të gjithë pa dallim
Race, gjinie, moshe e etnie
Hija e saj të jetë vend pushimi
Ku shlodhin eshtrat pleqtē
Ku lozin të hareshem fëmijtë
E ku lindin dashuri nga të rinjtë
E mbolla me zemër pemën e dashurisë
Që shtegtarët e lodhur tê gjejnë freski
E për ta të shtrohet sofra e mirësisë
E mbolla njerëz, e mbolla këtë pemë
Se bota ka nevojë për paqe
Urti, mirësi, miqësi e shumë dashuri
Ndaj në secilin vend e kënd të botës
Ka nevojë të këndohet e thuren vargje lirie
Ka nevojë për një pemë dashurie