Ditën e sotme parashikohet fillimisht të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell si dhe mundësi për mjegull në ultësira dhe lugina.
Në orët vijuese të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje lokale shiu, ku në zona të caktuara do të jenë formë të rrebesheve.
Në orët e mbrëmjes pritet të depërtojnë masat e ftohta, me ç’rast reshjet e shiut gradualisht do të shndërrohen në ato të borës, sidomos pas mesnate.
Reshjet e borës më së shumti do të jenë të përqendruara në Rrafshin e Kosovës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C. Orëve të pasditës pritet ulje e temperaturave.