Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -PSE S'PO KTHEHESH O ZOT. !

Petro L. Sota -PSE S’PO KTHEHESH O ZOT. !

Kjo ditë e lodhëshme, e çoroditur kaloi,
Si një grua e dehur, që është bërë tap,
Mbrëmja, në vitrinat, plot ngjyra vërshoi,
Si teodori, që prej brirësh demin ka kap.

Dhe për krishtlindje, gjithçka po pregatitet,
Tapeti i kuq, në trotuar vëmëndjen e prishi,
Si një lehonë që ka dështuar, po ecin vitet,
Duke pritur, të kthehet një ditë Jezu Krishti.

Oh…keto pamje më trishtojnë, jo pak mua,
Me lodhin, sikur të ngjitesha në katin e tetë,
Një zonjë e çuditëshme, pranë meje u afrua,
Po më fliste në një gjuhë, që se dinte as vetë.

Më pa e habitur, e zhgënjyer kishte mbetur,
Por dhe mua shpirti,.më pikëllim m’u mbush,
Po më dukej vetja, si një personazh i vdekur,
Dhe po ecja si një hije, që s’më shihte askush.

Ç’është kështu me mua, çfar po më ndodh,?
Një personazh tragjik, në mëndje më mbeti,
M’u kujtua Shekspiri, dhe shpirti m’u drodh,
Kur pashë një afishe, që do shfaqej Hamleti.

Dhe mesnata shpejt, m’u ndodh fare pranë,
Se si po më ikte, unë s’po e kuptoja më dot,
Kjo mbrëmje dhjetori, si të tjerat s’më ngjanë
Më vinte të thërrisja, :- pse s’kthehesh o zot !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT