Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritPrena Prendi -Dita si ujvarë…!

Prena Prendi -Dita si ujvarë…!

Shkallët zbret çdo ditë ky vit
Thesi bosh mbyllet kollaj
A kem’ korr çfarë kemi pritë?
Shumë janë gëzue,jo pak vaj.


Punën kush ka në plan të parë
Përvesh mëngët që me mjes
I shkon dita si ujëvarë
Në terezi e më pak stres


S’është e lehtë në emigrim
Dyfish lodhje ke në shpirt
Mbyllet viti me përmallim
Mungon vendi ku kemi lindë.


Sy e zemër kemi atje
Të festojmë me njerëzit tanë
Larg e afër të kemi atdhe
Peshë e rëndë për kurbetçarë.


Askund s’pashë si vendin tim
Sì në halle dhe gëzime
Veç aty mendja më rrin
Të përcjell mijra urime.


S’ka distancë që heq dashninë
Zemrës nuk i vihet gurë
Ditë më të bukura ,urojmë të vijnë
Të bashkuar më shumë se kurrë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT