Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritDonika Dabishevci: E para ishte kanga…

Donika Dabishevci: E para ishte kanga…

E para ishte kanga,
kanga ishte pranë Zotit,
kanga ishte vetë Zoti!
Manej erdhi fjala –
për me mujtë me u ngjizë unë e ti.

Penelopë  e zhuritun mallit,
dufin e mledhun shekujsh
t’shfryva përmbi.

Gjamë, vaj, britmë e nemë…

Ishe vonue…ama,  nuri veç tu kish shtu.
ose,  udha e kish ba t’veten.

Çdonjana shtojzovalle e ndeshun shtigjesh,
                               t’kish mblatue shkëlqim
e tana bashkë – rrëzllimin e t’pamposhtunit.

Me leti, pa pikë muni,
tan’ yjzit e zemrës m’i ndrive,
pa mujtë me t’bo zap,
pa mujtë me t’thonë nal,
pa mujtë me lshu ni za.

Si puhizë e lehtë mali
që si tutesh, as ruhesh,
m’mlove e m’bekove plot afsh
me prush dashnie lodhun pritjesh.

Farfulli dehëse…
Trup e shpirt bamun nji,
tuj flutrue qiejsh.

E para ishte kanga,
kanga ishte pranë Zotit,
kanga ishte vetë Zoti!

Manej mi këtë tokë t’bekueme  
zumë ven unë, ti…e fjala,
duhej qinisë, gravu – për  mos me u harru
dashnia e përgjithmonshme, e përtejshme…

Tek tani u ni thirrma mitike: Le t’bahet!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT