Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Taka -ATDHEU I NESERM

Hamit Taka -ATDHEU I NESERM

Fëmijët tanë do ta gjejnë udhën e kthimit
Dhe varkën e humbur do ta gjejnë në lumin e dëshirës
Dhe gurrave do t’ua hapin çelsin e blerimit
Dhe shiu i dashurisë do ta lajë llumin e cmirës;


Mbi gropat do t’i ngrejnë kullat edhe më të larta,
Ku do të varin netëve abazhurët e yjeve dhe hënës
Lumturia e tyre s’do të ketë më plagë e çibane
Dhe në pllajat e diellit do t’i korrin frutet e ëndërrës;


Ata do t’i japin të ardhmes fytyrën pa një rrudhë
Dhe natyrës bukurinë e kurmit të tyre…
Në harqet e ylberit të ditëve, viteve dhe shekujve
Do t’i varin shezlongjet dhe lodrat e fëmijëve;


Fëmijët tanë do të jenë nesër njerëz të vërtetë
Që prangat dhe skamjen do t’i hedhin pas shpine,
Që do t’i japin vdekjes vdekjen e jetës jetë,
Me qumësht agimesh do t’i ushqejnë mendimet;


Fëmijët tanë do ta rishpikin Atdheun edhe mallin,
Do ta ribëjnë Atdheun shtëpinë e gjithë njerëzve,
Horizontehapur ata do t’i përpijnë idealet,
Ku do të hyjë dielli dhe kujtimet e etërve;


Fëmijët tanë do të jenë lulja dhe fryti i së nesërmes
Ata do ta ngrejnë sërish kullën e besës;

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT