….Ishte viti 2004, fillim janari, nje i ftohte i hidhur kishte mberthyer vendin mbare.
Sapo erdha nga puna me programin e Auditimit per ne Zonen e Shperndarjes Elektrike Korce.
Ne darke duke shikuar lajmet ndoqa me vemendje kohen ne Korce.
Ishte e enjte, te henen nisesha heret.
Ne televizor per kohen u tha qe do te ishte edhe me ftohte, se java qe po linim prapa.
Duke qeshur i drejtohem Nenokes:
-Nenokja ime , ftohte ne Korce, duhet veshur trashe.
Nenokja ngriti koken kishte ne duar, pallton e te vogles po qepte nje komce te keputur, poshte syzeve me pa me syte e embel te Nenokja me degjoi mua dhe kishte ne mendje dicka tjeter.
Shkoi nga dhoma e saj ne heshtje dhe u vonua nje cope here. Kthehet me topa leshi ne duar.
Kishte marre me vete dhe shtizat.
Dhe ashtu ne heshtje filloi te niste corapet e leshit per mua.
Te premten ne mbremje, kur ishim ulur ne guzhine, Nenokja me thote:.
-Pirro, provoi pak keto corape qe kam filluar, te bejne, qe ti mbaroj.
Keshtu provova fillimet e corapeve te filluara te Nenokes time te mire.
Edhe te dielen Nenokja ime ishte me topat e leshit, duke punuar. Ne mesdite i mbaroi te dy palet e corapeve te leshta.
E falenderova dhe e mora ne qafe, nenoken, “permetaren” nikoqire.
Ne darke vone kur bera gati valixhen me rrobat per te marre me vete, Nenokja ne heshtje ngrihet dhe shkon ne dhome dhe vjen pas pak .
Ne perpasen e mesit kishte dy pale corapet e leshit, por supriza ishte se kishte bere dhe nje triko prej leshi.
-Bir, te duhen edhe kjo triko leshi ta veshesh mbi kanotjere se eshte ftohte te mbron mushkerite.
Nenokja ime per tre dite i thurri corapet e mia dhe trikon e leshit. Ne to derdhi ngrohtesine e shpirtit te saj, te Nenokes. E dija se ato corape do me ngrohin jo vetem kembet por shpirtin tim, se ishin te Nenokes time te dashur.
…..Ehhhh, u ngrita e rroka Nenoken ne qafe dhe e putha fort ne ato faqet aq te lemuara dhe te kuqe.
Ishte Nenokja ime e mrekullushme, qe gjithmone mendonte per mua sikur isha akoma “cunaku” i saj i pa rritur ndonjehere….