Saturday, December 21, 2024
BallinaVitrina e libritZaide Noka-Jam këtu

Zaide Noka-Jam këtu

Nuk heq dorë nga lojërat
Bredh maleve,fushave
Në çdo lule të çelur jam
Bashkë me fletët e borës bardh bie
Në çdo fllad ere kolovitem
Në çdo këngë zogu jam një tingull
Çdo zemër njerëzore rreh në një moment me mua
Eci në retë e bardha të qiellit
Shoh gjithë botën
Pse të heq dorë?
Unë jam këtu në univers
Rrotullohem rreth diellit
Marr prej tij ngrohjen,ngjyrat
Bredh në çdo vend…
Edhe në Hënë
Në çdo frazë të bukur jam një shkronjë
Çdo gëzim i një fëmije
Është i imi
Pse të heq dorë?
Jam këtu!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT