Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-SYVE T'U ,SHTOJ NURË

Asja Mulgeci-SYVE T’U ,SHTOJ NURË

E prushtë dhe lozonjare,trupngjalë
bletëz lulnaje plot hijeshi
Ngjyre mushti, buzve t’thame
Përvëlon poresh, si në t’gushtit zagushi


Hojzash t’trupit, bulzon nektarë jete
Mjaltë shpirti shtrydh fundgushës
rruaza ar
Tek përdridhet aures tande


Ti, si eksplolues sqimtarë
Zbulon ishujve t’mij, mijëra thesarë
Si i dehun, penelon tablosë mbshtetun n’murë,
Ngjyra honesh, vraja gishtash mbi lkurë
Ndërsa pozoj ulun përballe teje,
Syve tu, shtoj nurë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT