Tuesday, December 24, 2024
BallinaVitrina e libritMeri Mezini -MË DUAJ PA FJALË!

Meri Mezini -MË DUAJ PA FJALË!

Më duaj,
pa zhurmën e fjalëve të ëmbla,
të thëna në vlagën e epshit, pushtuar.
Më duaj,
pa dëshmitarët e netëve të zjarrta,
pa hënën e yjet pafund, zgjuar.


Më duaj,
pa premtime boshe,
as betime mos bëj,
se kurrë s’i dua,
që nesër, kur ti të ikësh prej meje,
të mos them: “Ti s’ishe burrë!”


Lëri ndjenjat e tua të lira,
të bëjnë me shpirtin çfarë të duan,
të vijnë, të ikin,
në heshtje,
ndoshta përherë s’do jenë me mua.


Ti ndoshta do ikësh një ditë prej meje.
Unë s’dua të jem peng i fjalëve të tua.
S’do tretem netëve të gjata, e vetme,
s’do kapem pas premtimeve që më bëre mua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT