Trajneri më i suksesshëm në historinë e Real Madridit, Carlo Ancelotti, mund të jetë pasues i trajnerit Claudio Ranieri te Roma.
Ancelotti po shihet te klubi i kryeqytetit italian si personi ideal për ta udhëhequr skuadrën nga edicioni 2025/2026.
Në opsion për ta udhëhequr Romën nga edicioni i ardhshëm është edhe ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.
Kështu ka shkruar të martën “Mundo Deportivo”.
Ranieri ka kontratë te Roma deri në fund të këtij edicioni.
73-vjeçari është trajneri i tretë këtë edicion që e drejton Romën.
Në fillim të edicionit, Romën e drejtuan Daniele De Rossi dhe Ivan Juriq. Por që të dy u shkarkuan për shkak të rezultateve të dobëta./Gazeta Express./