I madh ishte Ai
lutej edhe për vrasësit
e ne harruar kemi
të lutemi për vetveten
dhe dashurisë
përditë i zëm pusi
Ai është ringjallur
e ne vdekjes i shkojmë pas
Zotynë –
na i falë mëkatet
se nuk dimë ç’bëjmë
Na e largo urrejtjën
ta shërojmë jetën
e shpirtit ti japim bardhësi
Ai mundur e ka vdekjen
po të gjallë… të gjallë a jemi ne?