Rutina ime e mëngjesit
nuk po pyet për këtë shi që po bie furishëm
e formon vraga lotësh mbi qelqet e turbullta
të dritareve!
Era luan muzikë xhaz mbi degët e pemëve
e ato kërcejnë si të çmendura,
teksa e shkundin gjethnajën e qullur.
Ti më vëzhgon mes tyre
si një regjisor i kënaqur
dhe buzëqesh,
dhe sërish largohesh!
Unë debatoj kendshëm me veten time,
ëndërroj me sy hapur,
udhëtoj në brazdat e trurit tim
pa ta varur asnjë grimë!
Thuaj sa të duash se udhëtokam, me sy hapur!