A i dëgjoni,kërcitjet e portës së vjetër,
po i kërcasin brinjët e ndyshkura nën shi,
shtëpia e vjetër mezi po mbahet në këmbë,
rënkon nga mosha, tjegull – thyera në çati….
Arnoje sa të duash, porta e re s’bëhet,
as tjegulla të tjera nuk mban çatia,
ka ardhur koha, më mirë të shemben,
që nga themelet të ndërtohen të dyja….