Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi, kanë surprizuar publikun me bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën e titulluar “My Love”.
Ky projekt shënon një moment të veçantë për të dyja, duke qenë se dy ish-kunatat kishin pasur një periudhë të gjatë pa komunikim dhe tashmë duket se kanë lënë pas çdo mosmarrëveshje nga e kaluara.
Kënga “My Love”, e cila është e zhanrit R&B, sjell një atmosferë moderne dhe elegante, duke kombinuar stilin unik të Tunës dhe vokalin karakteristik të Norës. Për produksionin muzikor është kujdesur Çeli Klipa, një nga emrat më të njohur në industrinë muzikore, ndërsa teksti është krijuar nga dy artiste të tjera të njohura shqiptare, Fifi dhe Era Istrefi, duke e bërë këtë projekt një bashkëpunim të vërtetë yjesh../Infokus/