Friday, December 27, 2024
BallinaVitrina e libritPerparim Hysi-N D Ë R S A...

Perparim Hysi-N D Ë R S A…

Ndërsa mbylle fundi i vitit,
Ndërsa plakemi edhe më;
Nuk e di pse thellë prej shpirtit
Një mendim të qetë s’më lë.


Zë më sjell ca vite tutje,
Kur “kalëroja” djalërisht
SE qeshë i mbushur vrulle
Në”beteja” dashurisht.


Ja më bëhet si tani
Sikur ja dhe jam njësoj
Sikur jam prapë i ri
Pleqërinë nuk e pranoj.


Nuk e pranoj pleqërinë
Që ka ardhur… hane-bir
“Mburojë” i vë dashurinë
Dashuroj dhe ndihem mirë.


Mirëpo “Çeçua ka biçak”
Ta vë kokën në satër
Dhe më thotë:-Tani je plak!
Nuk ka më:as gërrë,as vërrë..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT