Saturday, December 28, 2024
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Përse...

Anita Hoxha-Përse…

Përse më shkrove sërish letër ?
Poshtë derës, dëguar si qëmoti…
Dashuria jonë, ndjenjë e vjetër
Syve të mij, është tharë ai loti !


Përse më shkrove, sërish letër ?
Si zjarri, dorën ma djeg përsëri…
Vetmisë sime, s’bëre asgjë tjetër,
Shtegut të harresës, hyre prapë ti !


Përse s’më lë në jetën time,
S’dua të kthehem vite më parë,
Dashurisë i mbetën ca thërrime…
Ditarëve tanë, një trëndafil i tharë !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT