Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritBlerina Behari -NEVERI

Blerina Behari -NEVERI

Në butësine e fjalës ngjitur ,
vemjet rreshqitazi lëpijnë fytyra të djegura,
nën strehë me trarë të brimuar prej moles,
gjakut që pulson në zjarre ,pa flakë
thëngjijsh të fshehur nën oxhak.
Nuk i dua pranë vetes
mynxyrat,
dhe as fantazmat si hije Hadi,
me zemër të mbyllur në kullat roje ujqërish,
ulëritur në kërkim të presë së përditshme.
Urrej dhe humbas në darkën e fundit,
e pangrenë pranë bollëkut që më afrohet.
Vagëllimin e syve të tharë nga gjethet e lotusit,
kullufitjen e gojës së presë
që përpëlitet;
Kalbëzimin e kokrrës së grurit
në depot e kujtesës;
Ikjen e trurit nëpër rrugë
boshe,
përpëlitjen e shpirtit pa rroba veshur.
Neveria përqesh fshehur në cepa rrugêsh
këpucë, këpucë pa këmbë
që ecin mbrapsht asfaltit me tunel të mbyllur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT