Pagjumësia
Në këtë natë pa gjumë
errësirës i bëjnë lak me pahir
dy dritat e syve të tu
që t’ndrisin si xhevahir.
Edhe pse tani i vetëm rri
ashtu si hëna n’errësirë
e ajo bashk me yjet ndriçon
dhe mua më bëjnë dritë.
Enver Sahiti
08.12.2024
Malli më merr
Kur jemi larg
malli na kaplon
Si në ëndërr me mall ëndrroj
dhe i përgjumur ashtu ndjej mallin tënd.
Edhe pse jam pran teje
Prap malli më merr
Kur të shikoj në sy
Prap malli me merr
Dhe kur jam në përqafim
edhe më shumë malli më merr.
Enver Sahiti.
Prishtinë
15.12.2024.