Te Tabet
kërcitte pushka,
gjëmonte topi,
Isë Havolli me shokë
Pritnin gjylet me dorë,
Lirisë ia shtronin rrugën
Me tepihin e kuq,
Ngjyrosur me gjakun e tyre.
Te Tabet
kërcitte pushka,
gjëmonte topi,
Isa me shokë,
Me gjakun e tyre,
Shkruanin faqet më të ndritshme
Të historisë sonë.
Te Tabet
kërcitte pushka,
gjëmonte topi,
Isa Havolli
Me gjoks ia mbyllte grykën topit,
Si Mic Sokoli në Kaçanik,
Si Vojo Kushi në Tiranë.
Te Tabet
kërcitte pushka,
gjëmonte topi,
Isa me shokë
Fluturonin mbi armikun,
Pushkët në dorë u vjellnin flakë,
Vetë hynë në legjendë
Ku do të ruhen në shekuj.
Te Tabet
kërcitte pushka,
gjëmonte topi,
Isa me shokë
Skalitur në lapidar,
U tregojnë gjeneratave,
Si vdiset për atdhe
Dhe si fitrohet liria.