Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetit Demush Mehmeti

Cikël poetik me vargjet e poetit Demush Mehmeti

SA ME THËNË
Për çdo ditë përpij shujten mengjesore i imi ritual
Ha dy kafshata buke sa me thënë
Pi dy gllënjka çaj të zi
I marr tableta dedikuar për tension
Tensionit ti vëj fre
Vetes i them kujdes
Realsocializmi paska qen dhe rrenë
Pamposhtja fjalë
JEMI KU JEMI


Ne e djeshmja me dhembjet sa peshë e tokës
Pak çka shihej
Nga që shpirti ndrydhej
Përvlohej


Dhe nga fundi pashpresës doli shpresa
U vetvra çmenduria
Frymoi jeta


Ne jemi ku jemi me hapin tonë hap i rritës
Jo vrim satane
Në hap jete
Jo dhe kërthizë e dritës


NUK MUNDEM TË JAM POET


Çudi si më paska mungu vargu me frymë urbane
Me zë sirenash që s’di pushim
Urgjencë zjarrfikësish
Vrap policësh
Ulërimë ambulance nisur për ndihmë


Frymën urbane sikur nuk e ndjej
Kjo dobësi e muzës sime
Apo vet urbanja s’ka dhe aq frymë


Më mungon vargu me tymnaj cigarje
Dredhur në tryez taverne
Aromë kafeje zier për nguti
Me shijen e verës së kuqe gjak
Ndezëse shpirti që heshtjën shpërfillë


Mungojnë rrokjet me bëlbëzime të dehurish
Buzëqeshjët që të lënë pa frymë
Debatet plot jetë
Po si ndjeva
Nuk mundem të jam poet


VJEN NJË ËNDËRR


Vjen një ëndërr e trishtë e na zgjon nga gjumi
Ngulfatje ankthi
Mbushur kujtime dhembshuri
Katandisje ogur i zi


Zgjohemi rrëmbimthi buzëqeshje e vrarë
Sy shtjerrun
Me buzët e thara shkrumb
Fytyra në lot larë


Zgjohemi me rëndes shpirti pakarar
Mungesë përjetësi
Zbrazëti e mbetur zbrazët
Deri sa dhe vetvetja do na mungoi një ditë

SI ZJARRI I TONËS DHIMBJE


Në një ditë të shkurtër si kjo jo dhe aq e ftohët dimri
Kur një petk bore mbulon hapësirën
S’shihet as grimca e dheut
As dhe një fije e zverdhur bari në lëndinë


Zbuluar mbetët e zeza shtresë asfalti
Si zjarri i tonës dhimbje
Me këto të pashuarat tonat derte
Me tonën llavë mërzie


Sado të buzëqeshim shije ëmbëlsire
S’kthjellohet i vrëjtur qiell
S’del as i fshehuri dill
S’shpërndahet e dendura errësirë, fjetur në sy


JETË O JETË
Jetë o jetë
sado me huqe siç je vet
je dhe e bukur më të vërtetë
je e jonja dhe të jetojmë
më të gjatë të dojmë


Sy më sy e ballë përballë
me ty jetë
që të kam fat


Ti që më jep frymë e shpresë
me mundon barrë e gur
di t’përballëm
s’përulëm kurrë


JANË TË MIJAT


Në rrudhat e ditës së vrënjtur palosën dertet e mija
S’ndalën as s’tretën
Derte të lindura me mua
Brumosur nga vitet


Pjesëditë e ndrishëme shpalos fiksimet
E errëta mi shfaqë ëndrrat e mira dhe të ligat
Sido që janë le të janë
Janë të mijat


SI ME E GJET
Si me e gjet vargun që gjvesh misteret
për të padëshiruemen varr
ti këndoj dashuris
pa dhembje
me lumturin ambalazh


LUTEM
Për çdo të lumën natë
Para se me fjetë e qielli paanë me u mbush me yje
Sfidoj ritualin e lutjes sime
S’dua të lutem si një i rënduar hallesh


Vrar nga të ligat
S’më tremb amshimi i botës tjetër
Lutem për shpresën
Kur të flej të më përgdhelin ëndrrat e mira

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT