Shkruan Mentor Serjani
Duke lexuar këto radhë do të vini re një dëftesë shkollore,një dokument 102 -vjeçar,sa mbreslënës,aq edhe ngazëllyes,jo vetem se i takon babait tonë,por edhe kujtdo qoftë.Dashuria për shkollën,për mësuesin,për lëndët e shumë e shumë kujtime të tjera,kanë bërë që kjo dëftesë të ruhet me kujdes,si një fëmijë i vogël,si një relike shumë e çmuar, qysh nga 10-vjeçari i dytë i shekullit të 20-të
.Shtëpitë u dogjën nga greku i parë dhe i dytë.Kaluan mbi të pushtimet italiane e gjermane,vitet e socializmit,por dëftesa u ruajt me dashuri prindërore nga ati ynë Remzi Serjani.Dëftesa eshte shkruar me dorë nga mësuesi i atij viti shkollorë,në shkollën fillore të Sasaji-t. Ishin vite të vështira
.Dy vjet kishte shteti i ri shqiptar që kishte dalë nga Kongresi i Lushnjës. Shteti ishte shumë i dobët edhe nga financat publike. Në ato vite, në fshatin tonë,kanë punuar mësues nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Në vitin, në të cilin ështe prodhuar dëftesa,pra në vitin 1922 , mësues në fshatin tonë ka qenë Ramadan Miraçi nga Tatzati i Delvinës. Dëftesa është shkruar me dorë,me një shkrim të bukur, me ngjyrë kopjative(manushaqe).
Me 1956, kur u martua djali i hallës sonë, në Tatzat, Hysni Haderi, ishte i ftuar në dasmën edhe mësuesi veteran Ramadan Miraçi. Atje,tek pinin raki ,këndonin e bënin muhabet, në një moment, babai u thotë miqëve të ftuar se KY ka qenë mesuesi im,në vitin kaq e aq! Të gjithë u çuditën,pasi babai ynë nga fizionomia, tregonte me i madh se mësuesi i tij, që duhej të ishte e kundërta. Ramadani jetoi deri sa ndërroi jetë në qytetin historik të Delvinës.

