Sunday, December 29, 2024
BallinaVitrina e libritDritëro Agolli-Tek E Ëma

Dritëro Agolli-Tek E Ëma

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT