Kjo çupë vizaton
bukuritë e atdheut,
kurse herë të tjera
portretin e Skënderbeut.
Portretizon gjyshin
kafe duke pirë,
vizaton gjyshen
syzat duke fshirë.
Vizaton motrën
duke lexuar,
por edhe nënën
duke gatuar.
Vëllaun e vogël
e portretizon,
kur zgjohet herët
dhe në shkollë shkon.
Vizaton lepurin
lulet në saksi,
vizaton gjithçka
vërtet mrekulli.
Një ditë motrën
e kishte portretizuar,
gojën shumë të madhe
si do për t’kafshuar.
Qeshem të gjithë
me këto vizatime,
që u bënë pjesë
e familjes sime.