Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-EJA HËNË ME MUA

Manushaqe Hoxha Laçi-EJA HËNË ME MUA

Kur vij pas teje
Moj hënë e plotë
Skuqesh prej meje
E s’më flet dot


Nis të largohem
Por s’më bën këmba
Pranë të t’qëndroj
Seç ma ka ënda


Rrëzë një reje
Syri t’bën dritë
Zjarrit brenda meje
S’mund ti bëj pritë


Zemra fort m’rreh
M’dridhen buz’, dorë
Mes yjesh kur zbret
Gazelë luleborë


Drejt meje kur vjen
Haplehtë si flutur
Gjaku për ty zien
Lozonjare bukur


Me syrin e zi
Më godet fort
Rashë në dashuri
Me ty hënë e plotë


Në dashuri rashë
Me ty vesë agimi
Që kur të pashë
Syzezë, filiz prilli


Me buzën qershi
E faqen si mollë
Thëllëzë perri
Sorkadhe belhollë


Me aromë pjeshke
E shijshme si ftua
Frut i pjekur vjeshte
Eja hënë me mua


Katër stinë të çelur
Hënë pesëmbëdhjetë
Në zemër të mbjellur
Do të mbaj përjetë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT