Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritAge Bilani Luka-Qofsh viti i bashkimit...!!

Age Bilani Luka-Qofsh viti i bashkimit…!!

Nje kerkesë dua ta bej
Vit i Ri qe sa ke trokit.
Shqiptaret i ke te ndare.
Te lutem,per bashkim na e rezervo nje ditë!

Jemi te ndarë neper shtete.
Por dona me u bashku.
Krahet shqipes me ja ngjit,
Pa krahë s’mundet me fluturu.

Lart ne qiej te te fluturoje,
Te bashkuar keta troje.
Mos t’renkoje kurr Trojet Shqiptare!
Kurr për jetë mos të ket ma ndarje!

Ketë e kemi detyrë ta bejmë ne.
Të ken shqiponjat veç një atdhe.
Mos te ketë kufij neper shtepi,
e me qen me shum kombesi.

Na bashkon nje histori,
nje gjuhë flasim,kemi nje kulturë.
Na bashko o Viti i Ri,
qe mos te ndahemi kurr më kurr!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT