Kur flet babai
Shpendi e dëgjon,
këshillat e tij
çdoherë i respekton.
Edhepse i vogël
me vëmendje shikon
babain e vet
se çfarë po punon.
Kur shkon në qytet
me kujdes shikon,
lodrat e bukura
sa fort i çmon.
Babai dy lodra
atij ia ka blerë,
të luajë me ato
n’dimër apo verë.
Shpeshherë me gjyshin
bashkë kuvendojnë,
njëri-tjetrin
fort e respektojnë.
Babai gëzohet
që ka djalë të mirë,
prandaj ia plotëson
secilën dëshirë.