Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritLan Qyqalla -ZI NË PARIS

Lan Qyqalla -ZI NË PARIS

Paris,Mirëmëngjesi
te Kulla e Eifelit sot volla
e prita shi të binte
të lante zgjyrin e zhubravosur
në rrugët e ndotura nga glasat e korbave.
Sot ra shi shpirti
si atë ditë
kur humbi Podrimja
e Senna ishte fëlliqur
me bërllogje përrockash
dhe lindje të parakohshme.
Ronsardi të deshi me bardhësi
në horizontet tua
thuri vargje për Gjergjin
lavdinë e kreshtave
kishte frymëzim.
Sa mirë ndjehesha me ëndërrat e thurura
me dëshirat e fshehura për ty
qëndisja vargje me nostalgji
zi të ndjeva sot
Paris
pse kaq andrralla e kaq zi?

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT