Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritNatasha Ilia -MË THUAJ MIKE TI!!

Natasha Ilia -MË THUAJ MIKE TI!!

Shpesh herë me trishtimin.
Jam bërë si mishi në thua.
Me të më zë hidhrimi. .
Po s’më lëshon luan me mua…


Një pjesë të jetës më merr…
Mban peng gjysmën e zemrës..
Ngadalë mbi barkushe kërcen. .
Shpirtit copza jete i ka ngrënë…


Trishtimin jo s’desha e se dua..
Po lumturinë .ma grabit..
Mik nuk më bëhet .mua..
Është veç i egër mizor armik…


I vet vetes ime është…
Çdo ditë nga pak e ngadalë më vret..
Ndjesi nga ankthi bërë..
Më thuaj mike si ta heq..??


Oh çdo gjë që më dhëmb..
Plagë bëhet e plasaritur..
Trishtimi çdo gjë më prek…
Dhëmbët duke kërcitur.


Shpesh jam e dëshpëruar.
Asgjë s’më hyn në sy.
Nganjëherë me sy lotuar. ..
Ngurtësuar zemra, trishtim ftohtësi.


S’di si të dal nga kjo shkretëtirë .
Shpirti tharë..gëzimi s’ka vend..
Tulatur shpirtit ngrirë..
Trishtimi gjithnjë më tremb..??


Doja këto ditë feste …
Trishtimi të më ish larguar..e braktisur..
Se jeta ime ngjan një pikpyetje??
Shpesh e ndjej veten pyjeve arratisur!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT