Ndeshja interesante e javës së 20-të në Premier League midis dy rivalëve të vjetër Liverpool dhe Manchester United mund të anulohet për nesër, përcjell Gazeta Metro.
Moti i ligë e ka gllabëruar veriun e Anglisë këtë fundjavë dhe sipas paralajmërimeve të autoriteteve atje, bora dhe ngricat do të jenë të pranishme në këtë zonë gjatë ditës së diel.
Zyra e Policisë Metropolitane ka lëshuar një paralajmërim të kushteve të vështira të motit prej orës 18 sonte deri në orën 12 nesër, gjë që mund të rrezikojë zhvillimin e ndeshjes që supozohet të fillojë nesër prej orës 17:30, raporton Manchester Evening News
Borë e madhe pritet të bjerë në Liverpool sonte dhe kjo ka bërë shumë mediume të spekulojnë që ndeshja nesër mund të anulohet.
Liverpool e pati të njëjtin fat edhe para disa javësh ku për të njëjtat arsye iu nevojit ta anulojë ndeshjen me Evertonin, rivalin e qytetit./gazetametro.net