Tuesday, July 1, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-POSTË E FSHEHUR

Valbona Kolaveri-POSTË E FSHEHUR

Shtigjeve të largëta,
Aty,
Ku fryn veriu i fortē i ndjenjave,
Po mbërthej dhembjen,
Të ngroh zemrën
Me disa çaste kujtimesh,
Që pritjen se njohin për pak,
Se janë shumë,
Turfullojnë doemos


E i fshihen nëntokës së fshehtē
Të mendimeve,
Për të ikur sa më larg vetes së thyer,
Deleguar një poste të fshehtë,
Mburojë që se tradhetoi kurrē


Për të sjellë dy harabelë vargjesh
Dhe puthjesh thatine ,
Per te rindjere shpirtin e tyre trumcak,
Që i tremben harrrimit


Qe s’të njohu kurrë aq sa duhet,
E për këtë ,
Pikellimin postoi më së pari,
Që tI,
E njeh më së miri
Edhe pa e lexuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT