Shiun sonte ke për pajë,
vogëlushe zemër-thyer,
loti pelgjesh nis të qajë,
prej qerpikut rrokullyer…
Piklat xhamit bulëzuar,
bredharake rën përdhe,
gjoksit malli…përvëluar,
sy-shkrepëtirë…si rrufe…
Drita mykur nëpër hije,
tok me ty e brengosur,
rob sinoresh dashurie,
pritja-ikjes…e plagosur…
Shiun sonte ke për pajë,
shtojzavallja…mëkatare,
loti pellgjesh nis të qajë,
flluskë-plasur në dritare…