Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-."Vogëlushja, që më vuri në mendime të thella..."

Piro Millona Minella-.”Vogëlushja, që më vuri në mendime të thella…”

..Edhe atë mëngjes e kisha lënë me mikun tim për të pirë kafenë. U nisa ngadalë me mendimin se e dija që gjithmonë vonohej. Por për çudi këtë herë kishte ardhur para meje dhe sa hyra në lokal dhe po hidhja vështrimin për rreth për ndonjë tavolinë të lirë, miku im ma bën me dorë nga cepi ku ishte strukur.

Unë e përshëndeta dhe u ula. Pas pak erdhi porosia jone. Kamarieri nuk kishte nevoje të vinte. E dinte”menynë” tonë.

Miku im që zakonisht është i heshtur dhe pret që unë të tregoj i pari ndonjë kujtim, këtë mëngjes nuk më la rradhë dhe më tha:

-Më vjen ndërmënd një histori e çuditshme që më ndodhi sivjet në plazh. Dilja shpejt në herët në mëngjes bëja shëtitjen buzë detit dhe kur ishte zgjuar familja, unë e kisha zënë vëndin tim në breg.

Ditën e dyte shikoj një vajzë të vogël rreth 10 ose maksimumi 12 vjeç, që rrinte në breg të detit dhe vizatonte një nje lule të bukur dhe përbri saj me gërma kapitali shkruante “Mami të kam xhan”. Nuk ikte por rrinte dhe shikonte duke buzëqeshur se si vinte dallga dhe ja fshinte vizatimin bashke me fjalët “Mami të kam xhan”.

Ditën e parë nuk i kushtova vëmëndje. Por ky ritual ndodhi dhe të nesërmen dhe ditët në vijim.

Një mëngjes nuk mu durua dhe ju afrova fëmijës në breg, që sapo dallga ja fshiu vizatimin me fjalët e saj.

E pyes ngadalë “Dallga ta merr lulen bashkë me fjalët “Mami të kam xhan” dhe ta fshin atë.

Ajo kthehu kokën nga unë dhe duke buzëqeshur më përgjigjet: “Unë nuk e kam mamin tim të dashur. Ajo ka fluturuar lart në qiell, iku dhe nuk e pashë më, si kjo dallga që më fshin vizatimin tim. Por unë vij përsëri çdo ditë dhe vizatoj lulen për mamin tim dhe fjalët “Mami të kam xhan”.

Mami më dëgjon atje lart e shikon që e dua shumë dhe kjo më lumturon mua…

….Lotë më rrodhën faqeve nga kjo dashuri e ëmbël e asaj vogëlushes buzë detit. E putha vajzën e vogël dhe çdo ditë të qëndrimit tim në plazh, çdo mëngjes bashkë me vajzën isha dhe unë aty në këmbë e shikoja dhe lotoja…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT