Ish-kampioni botëror i peshave të rënda Tyson Fury ka njoftuar tërheqjen nga boksi
Fury luftoi për herë të fundit në dhjetor, kur humbi revanshin kundër kampionit të WBA, WBC dhe WBO, Oleksandr Usyk.
36-vjeçari Fury kishte shpallur më parë tërheqjen pasi mposhti Dillian Whyte në prill 2022, por u kthye gjashtë muaj më vonë.
Britaniku ka shijuar dy periudha si kampion i peshave të rënda dhe ka një rekord prej 34 fitoreve, dy humbjeve dhe një barazimi.
“Përshëndetje të gjithëve, do ta them shkurt dhe qartë”, tha Fury.
“Do të doja të shpallja tërheqjen time nga boksi. Ka qenë një aventurë fantastike, kam dashur çdo moment të saj dhe do ta mbyll me këtë”.
Britaniku kishte mposhtur kampionin për kohë të gjatë Wladimir Klitschko në vitin 2015 duke fituar titujt e peshave të rënda të WBA, IBF, WBO, IBO dhe The Ring.