Tuesday, January 14, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni -THONË

Mimoza Maria Ajdhoni -THONË

Sytë që nuk shihen, shumë shpejt harrohen,
largësia i shkrin ndjenjat si borën pranvera.
Lotët e mallit thahen si lumenjtë vapës së gushtit,
zjarri i zemrave shuhet thonë, e të tjera, e të tjera.


Thonë, e ç’nuk thonë ata që (s)na njohin.
Sikur vjeshta ka vyshkur lulet e dashurisë për ne të dy
dhe hëna ka zbehur ndriçimin në qiellin tonë.
Thonë, se nuk e dinë që s’na mposht asnjë largësi.


Le të thonë. E ç’kuptim ka, që flasin ata të gjorët?!
Ata që dashurinë e pagëzojnë ” mëkat” në ujërat e turbullta që kanë shplarë logjikën,
ata që ëndrrat i mbytin akoma pa lindur, pa formuar krahët,
le të flasin ata, që nuk mësuan kurrë, të luftojnë me frikën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT