S’di nga t’ia filloj këtë vit,
Një udhë që kërkon të më çojë përpara,
Një botë ku shpirti fluturon si zog në qiellin e paqartë,
Një ëndërr që më sjell buzëqeshjen,
Një shpresë që shkrin akujt e natës,
Një sup, një këngë, një prehje,
Një fjalë e ngrohtë që më flet për besim,
Një dritë që shndrit çdo hap,
Çdo frymë që marr edhe në natën më të errët.
Më duhet një rreze që shpirtin ma ngroh,
Çdo pikë loti ta kthej në buzëqeshje,
Në këtë vrap atomesh,
ku jemi thjesht grimca në univers,
Në këtë udhë të shpejtë dhe të patreguar,
Ku çdo çast është gjithçka dhe asgjë.
S’di nga t’ia filloj udhës sime këtë vit.
Zëri i së përkohshmes shurdhëron.
Po ç’mund të jetë njeriu pa një ëndërr
Pa shpresën që zemrën ndez
porsi lis i vdekur në hije të vet.
Një shtrat i ftohtë pa mbulesë,
Një rrugë pa fund, një shpirt pa prehje,
Një det pa valë, një hënë pa rreze,
Një frymë pa jetë, një dritë në zbehje
E di, më duhet hijet t’i lë pas,
Të gjej dritën brenda errësirës,
Të gjitha shkallët më duhet t’ia ndjej dhimbjes,
Çdo hap, një hap më larg frikës…