Tek udhëtoja merja frymë e lirë,
Mbas xhamit t’dritares ajri fërshêllen,
Më ledhatonte si duart e një nëne,
E ndjeja më kishte bër’ për vete.
Vështrimi ndalej n’bukurit e natyrës,
Mes gjelberimit e luleve shum ngjyrshe,
Tek rrezet e diellit që binin mbi sedilje,
Jepnin shkëlqimin në kraharorin tim.
Diku u ndala mes detit pa anë,
Dallgët e tij ëmbël godisnin pranë,
Në breg një zog shtegtar çukiste rërën
Guisja e tij thosh po na vjen pranvera.
E pa fjal mbeta nga vështrimi i tij,
Përkëdhelja e syve jepte ngrohtesi,
Në dorë më qendroj për disa sekonda,
Sqepi tij i bukur diçka seç më thoshte.
A ishte zog a shpirt në dhimbje,
A ishte engjell,që më mahniti,
A ishte rrezja e ylberit,
Apo hajmali në breg t’detit.