Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, sot do të ngrihet aktakuzë mbi vrasjen e Liridona Ademajt.
Konferenca është ftuar të fillojë në ora 10:00, teksa pritet të zbardhet aktakuza që do të ngrihet ndaj të dyshuarve.
Lidhur me konferencën e Prokurorisë ka reaguar vëllai i viktimës, Leonardi, i cili njoftoi se do të jetë prezent në këtë ngjarje.
“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, shkroi Ademaj në Facebook.
Kujtojmë se Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të 2023-tës, në Prishtinë.
Vrasja e saj dyshohet të jetë inskenuar nga bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.