Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritNikolle Loka-Thirrja e nënës

Nikolle Loka-Thirrja e nënës

Një valë drite,
nëpër shkallë vitesh
rrokulliset,
e në kristalinin e syve
më ngjitet.


M’i shih sytë
e shijo sekondat
që po të ikin,…
bardhësia në zemër
e në flokë,
nuk ta ftoh shpirtin.
E një lule erëmirë
pranë sekondave tua
hedh parfum
që dlirë rrudhat.


Ti e re
mbete nënëmira,
e unë fëmijë,
bashkë ndajmë sekonda trishtimi,
që vijnë gabimisht
në botën tënde.


E dhembshurisht
ndjej hapat në largim
që fashiten,…
në rrugën e jetës
pa kthim…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT