Nga veriu i ftohtë unë erdha,
I lash alpet plot me borë!
Në fushnaja diellin preka,
Shtruar, zhveshur m’përvëloi!
Puthmë e dashur gjer në dhembje,
Se pa ty dot s’mund të rroj!
Më mbulo me tuat puthje,
Vlagë e shpirtit nis gjëmon!
Ah, k’ta sy të dashuruar,
Lutem sonte të mos vdes!
Dua vetëm t’i puth mikes,
Ata sytë e saj të zesë!
Puthjet tuaja me plot zjarr,
Po i ndiej unë gjer në asht!
Zjarr i ndezur thellë në zemër,
Më pushton pa fund pa skaj!
Nata ndritë nga yll i dritës,
Ti merr jetë nga zjarri im!
Jep e merr ti gjer në dhimbje,
Bëhesh tok me shpirtin tim!
E sonte kjo natë e heshtur,
Hënë e plotë rrëshket ndër male.
Me mall puth unë sytë e zesë
kaçurrelat s’më bëjnë naze!
Më shtrëngon me tuat duar,
Ngjishesh fort në shtatin tim!…
E me këngën e trumbcakut,
Dritë e agut zë të lind!…
Tash në jetë kurrë s’të harroj,
Tjetër kurrë më s’do të dua!…
Do rrëfej unë në romane,
Ishe ylli qiellit shtruar!…