Ardon Jashari mund të largohet gjatë verës nga Club Brugge për t’iu bashkuar Atalantas.
Sipas ueb faqes belge, voetbalnieuës.be, Atalanta është e gatshme t’i shpenzojë 20 milionë euro për mesfushorin shqiptar që përfaqëson Zvicrën.
Atalanta rrezikon ta humbë Edersonin, sepse Manchester City dhe Liverpooli kanë shprehur interesim të madh.
Megjithatë, Në Club Brugge nuk janë të shqetësuar, pasi Jashari nuk do të largohet nga klubi në janar dhe kjo është e sigurt.
Clube Brugge do të kërkojnë 20 milionë euro për Jasharin i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Jashari 22-vjeçar iu bashkua Club Brugge në verën e vitit të kaluar, ku ka luajtur 27 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me katër asistime.