Tuesday, January 21, 2025
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala-U SHUAN ËNDËRRAT

Kumrie Avdyl Shala-U SHUAN ËNDËRRAT

Sa fort të desha, o yll i natës,
Sa herë takoheshim, më mbushje energji,
Kur terri më mbulonte e mbetesha vetëm,
As hijen time s`e shihja, nga që
më kaplonte një mërzi pa ty.


Pas reve të errëta të natës
fshihej ajo dashuri,
Për atë ndjenjë që kishim unë edhe ti,
Kur vinte mëngjesi sa ta kisha zili.
Tani kur të shof, pse më nuk shëndrit?!
Vall, a je ai ylli që më bëje dritë
apo je gërmadha që kundërmon myk?!


Sa shpejtë t´u shua shkelqimi, o yll!
Fjalët që i thoshe përditë,
paskan qenë mashtrim?
Pse deshe të luash me fatin tim?
Asnjë borxhe s´të pata, fillikat n´lëndinë
Premtimet tua t´kota, i hudha n´greminë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT