E ç’mbeti nga dashuria jonë?
Vetëm disa grimca kujtimesh,
Grimca puthjesh rrëmbimthi.
Ah, po, edhe inicialet e emrave
Që mbetën gabimisht në kujtesën time.
Grimca, grimca që më rrethojnë ngadalë,
Dhe unë zhytem në to,
Dhe dal e lagur, nga lotët e dhimbjes…