Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti -NDËRTUAN URË-LIDHJEN

Valbona Ahmeti -NDËRTUAN URË-LIDHJEN

Ritmet e nisjes pëshpërisnin
Nga pritja me zemër të sfilitur
Mozik lotësh qetas rridhnin
Shtigjeve shpresëhumbur


Në kalendarin e zgjatur stinësh
Dëshirat nuk patën heshtje
Si mijëra grimca kristalesh
Ëndrrat tingëllonin qiejve


Sytë iu reflektonin shkëndijëza
Me vështrimin drejt tokës mëmë
Metropoleve derdhej djersa
Vendlindjen e kishin diell e hënë


Malli i grumbulluar digjej si zjarr
Heshtja thyente melodinë e fjalës
Atdheun e ruanin si thesar
Mbështjellë në arkivat e zemrës


Ndërtuan urë-lidhjen
Me dallendyshet i bëjnë udhëtimet
Rrëfejnë vajtje- ardhjet
Qiejve i kanë takimet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT