Kështu u njohëm atë natë ne të dy atje diku të ardhur rastësisht për pushimet e fund vitit në të njëjtin qytet.
Unë vija si mysafir në qytetin ku u burrërova, ku kalova rininë më të bukur, atë rini të parë të virgjër plot ëndrra.
Aty kisha dashuruar, aty më kishin dashuruar, aty e kisha fituar një dashuri, aty e kisha humbur dashurinë tjetër.
Në atë amfiteatër të atij qyteti.
Dhe ja sot kthehesha përsëri me këto kujtme e nostalgjira.
Unë i uritur për dashurinë e munguar dhe ti e etura pa pirë ujin e burimit të kristaltë.
Dhe ti vije nga larg po në ish qytetin tënd, ku u rrite, ku shtati yt u bë objekt bisede, lakmimi dhe të adhuruar për shumë meshkuj. Edhe ti dashurove me plot pasion në këtë qytet, po kështu po në këtë qytet ndjeve humbjen dhe tradhëtinë tinzare të dashurisë, që të zinte pritë pas ndonjë kthese apo qoshe të errët.
Po deri më sot ishim të dy të vetmuar të flakur në shkretëtirën e jetes zullumqare. Isha unë i urituri, i pa ushqyer me ndjenjën e dashurisë dhe zemërvrarë nga marrëzitë e çastit.
Ngjanim sikur ishim në një shkretëtirë pa fund, pa anë, unë i urituri i pa ngrënë dhe ti e munduara nga etja me buzë plasaritur.
Unë të dhashë ujë të kulluar të mbrujtur me gjak zemre, kurse ti bukën e ngrohtë të mbrujtur me shpirtin tënd ma ktheve, me ujin e kulluar të shpirti tim etjen e shove dhe me bukën e ngrohtë unë e shuajta urinë time.
Kjo mafton të kalojmë këtë shkretëtirë, ku u takuam të kapur prej dore, të dy ndaluam për një çast në oazin e qetësisë dhe njëri tjetrin e pamë thellë në sy.
Të pyeta me zë dridhur: “A të dhashë atë që të ka munguar prej kohësh, se unë mora atë që nuk e kisha provuar kurrë më parë. Ne mbollëm dashurinë pa fjalë”:…
….Të dy i dhamë njëri tjetrit motivin për të shpresuar në një dashuri të pastër, të dlirë, apo mos vallë kjo ishte dashuria e munguar e përdhosur në sirtaret e historive tona…!!??
Shënim: Çdo ngjajshmëri me ngjarje ose përshkim tjetër është krejtësisht i rastësishëm.