Monday, February 3, 2025
BallinaVitrina e libritBesim Hoxha-PREMTIMI

Besim Hoxha-PREMTIMI

Hera e dytë që po e shihte në ëndërr Rozën gjatë dy-tre viteve të fundit.

E takoi në një rrugicë të ngushtë e të vetmuar të kryeqytetit. Pasi u përshëndetën, ajo i tha se ato ditë po priste divorcin dhe do kthehej te ai. Zamirit ky fakt i shkaktoi gëzim të paparë. Ai ia kërkoi numrin e telefonit, por ajo i tha prapë se më në fund do të jenë bashkë, posa të divorcohej nga burri i saj. Zamirit ia përshkoi trupin një ndjenjë e papërshkruar e lumturisë, që nuk e kishte provuar kurrë më parë.

Dashuria e tij e parë dhe e paharrueshme, do të bëhej më më në fund e tija.

—-

E zgjoi alarmi i ziles së telefonit që shënonte orën 5:30 kur zgjohej zakonisht çdo mëngjes pë të shkuar në punë.

Përse më trazon pas kaq vitesh, Roza?! – i tha gati me zë, sikur ta kishte para vetes.

Nuk të mjaftonte që më shitove me bukurinë tënde në moshë të re?!

Prej ditës që të pashë për herë të parë, kur unë isha shtatëmbëdhjetëvjeçar, e ti ishe dy vjet më e re, në vitin e parë të shkollës së mesme, nuk dashuroja vajzë tjetër përveç teje. Kisha njohur edhe vajza të tjera, histori flirtesh që zgjasnin afërsisht dy muaj e jo më tepër. Herë pas here të takoja rrugës edhe në kryeqytet, ku erdhe edhe ti për të studiuar, dhe më dukej se menjëherë dashuria për vajzat e tjera zbehej, nuk e kishte më zjarrin dhe prushin që e ndieja për ty.

Ti nuk e di sa kam vuajtur kur të pashë nga dritarja e konviktit me një djalë që e kishe njohur, dhe ishte i dashuri yt, derisa po kaloje mespërmes Qendrës së Studentëve. M’u duk sikur bota u përmbys për mua nga ai moment.

Nuk e di, ndoshta ndonjë ditë tē bukur me diell mund të takohemi rastësisht, krejt rastësisht, kur të vij për ndonjë punë në kryeqytet, apo tjesht për t’u endur atyre rrugëve ku e kalova një pjesë të rinisë. “Kurrë mos thuaj kurrë!” thotë një fjalë e urtë këtu ku unë jetoj prej shumë vitesh.

Ta dish që një vend të veçantë do të ketë për ty në zemrën time, derisa të më mbyllen sytë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT