Më pyeti nëna çfarë t’ju dërgoj,
Nga vëndi juaj, vënd i bekuar,
Një grusht me dhe, që të lotoj,
Me psherëtima i përmalluar.
Më pyeti nena, sot përsëri,
Zë dridhur thashë, kërkoj një gur,
Dhe një cigare ta dredh tani,
Se malli bën të qaj një burrë.
Dhe zarfi erdhi, një plis me dhe,
Nga varri i babës, ishte mbuluar.
Në grusht e mora me sytë në re,
Lart me një engjëll të përqafuar.
Zall si smerald nga toka mëmë,
Mbajtur në dorë, fort shtrënguar,
Si gur vullkanesh, vjedhur në hënë,
Endrrat dhe mallin tim për të shuar.
Duhanin ndezur, llullë e tim eti,
Dy pika loti rrëshqitën faqeve,
Një oqean larg atij vendi,
Pengjet relike, kam fshehur pragjeve.