Tuesday, February 4, 2025
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-"Romani i pambaruar dhe sytë e tyre folën shumë ....."

Piro Millona Minella-“Romani i pambaruar dhe sytë e tyre folën shumë …..”

..Me kafen para, që ishte ftohur dhe me romanin në duar kishte kohë që qëndronte ulur si zakonisht në lokalin e saj të preferuar në atë kënd të qetë.

E rrëmbyer pas leximit as kohën nuk e kishte vënë re si fluturonte, shfletonte faqet e librit një e nga një.

E kishte tërhequr shumë ai roman e kishte nxjerrë jashtë zhurmës së qytetit nga bota e egër që e rrethonte, ajo histori e treguar në atë roman i dukej se ishte shkruar për jetën e saj.

As kokën nuk e ngriti, as vështrimin nuk e rrotulloi në tavolinën ngjitur për të parë kush ishte ulur, kush ishte komshiu i saj ato orë.

Por befas e përmëndi diçka që kërciti pikërisht nga tavolina ngjitur dhe instiktivisht pa vetëdije kthehu kokën krejt natyrshëm.

Në moment u bë pishman pse e kthehu kokën. Vështroi se Zotëria syte e tij kishte kohë, që ja kishte gozhduar pikërisht asaj.

Ju duk sikur ai kishte kohë që shfletonte fletet si në roman sytë e saj. Me kujdes kthehu përsëri kokën në tavolinën e tij dhe pa tavllën plot me bishta cigaresh dhe llumin e përtharë në filxhanin e tij. E kuptoi që edhe ai kishte kohë që lexonte romanin e syve të saj. U kredh përsëri në leximin e romanit në historinë e përshkuar aq bukur në të. Por e qeshura e shkaktuar nga brënda shpirtit të saj e shoqëroi për një copë herë.

Përsëri vështroi vjedhurazi, ai ishte aty i heshtur me romanin e syve të saj, që lexohej qartë. Por e humbi përqëndrimin dhe tinës ndiqte çdo lëvizje të Zotnisë ngjitur me tavolinën e saj. Sytë e tij e shkëputën nga bota e romanit dhe e kthyen aty në atë lokal të veçuar në botën reale të zhurmshme.

Nuk dinte kë të bënte fajtor që e shkëputi nga romani, Zotnia me të teshtiturën e tij apo sytë e saj që pa dashur u kryqëzuan me sytë e tij. Vështrimi i syve të tij e kishin fajin apo vetë sytë e saj që vështronin tinëz çdo lëvizje të Zotnisë në tavolinën ngjitur.

Sytë e tij kërkonin vetëm sytë e saj.

Dhe sytë e saj nuk i bindeshin më të lexonte rrjeshtat e romanit të braktisur, herë uleshin në rrjeshat e romanit dhe përsëri kërkonin sytë e tij.

Sytë e saj nuk donin më botën e heshtur të romanit donin gjallërinë e syve të tij. E kuptoi që syte e saj e mundën ate e nxorrën nga ëndërrat e romanit dhe befas u gjet në rrezen e fuqishme të syve të tij. Ashtu në largësi sytë e të dyve u përqafuan.

Sytë e Zotërisë në tavolinën ngjitur flisnin që dëgjohej vetëm prej saj. Sytë e tij depërtuan thellë në mendimet e saj dhe zgjonin një ndjenjë të ngrohtë të çuditshme që mund të ndodhte vetëm në romanet që lexonte ajo.

Vështrimi i syve të tij shkurtonte distancën e vogël mes tyre dhe përqafoheshin ngrohtësisht.

Uli kokën jo nuk donte të shikonte flokët, modelin e krehjes së tyre, as duart e tij që dridheshin pak.

Befas ju dorëzua atij shikimi, ju rikthyen ato ndjenja që kishte kohë që i kishte harruar.

Dhe ashtu të përqafuar nga vështrimet të dy ishin në botën e secilit dhe shfetonin dhe lexonin mendimet e njëri tjetrit. Asnjë fjalë nuk dolën nga buzët e tyre, asnjë zë i brëndëshëm nuk doli si psherëtimë, por e kuptuan që të dy ishin dorëzuar vështrimit të tjetrit.

Ju drodh shtati i bukur, me nxitim futi librin e harruar në cepin e tavolinës në çantën e dorës u ngrit tek banaku pagoi kafenë dhe u nis të largohej, por sytë e tij e tërhoqën të kthente edhe njëherë kokën pas dhe përsëri sytë e tyre folën shumë.

….Sytë e tyre i thanë njëri tjetrit që përsëri nesër të ishin aty të vazhdonin udhëtimin e tyre. Dhe këtë premtim e mori nga sytë e tij të përqëndruar në sytë e saj. Sytë folën, sytë e kishin marrë vendimin e tyre…..

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT