Thursday, February 6, 2025
BallinaKulturëKantautori amerikan Mike Turner dhe Irma Kurti në një këngë të re

Kantautori amerikan Mike Turner dhe Irma Kurti në një këngë të re

Sapo është publikuar në kanalin e kantautorit amerikan Mike Turner në “Youtube” me tekst të Irma
Kurtit, poete dhe tekstshkruese italo-shqiptare, kënga me titull “Shpirti im është një pupël e lehtë”.
Kënga është regjistruar në Blue Uke Studio (SHBA) dhe është një përzierje e blues, folk-rock dhe
progresive folk/blues.
Kantautori Mike Turner lidhur me tekstin e këngës thotë: “Ajo që më bëri përshtypje në poezinë
origjinale të Irma Kurtit është ndjenja se shpirtrat tanë i kapërcejnë shqetësimet e botës së
vdekshme dhe fluturojnë si një pupël e lehtë mes flokëve të dëborës kaleidoskopike të bartura nga
era. T’i lësh të gjitha shqetësimet pas dhe të fluturosh i lirë si një pendë… Më duket shumë
magjepsës ky imazh dhe është kjo që u përpoqa të kap, jo vetëm përmes modifikimeve të vogla të
tekstit, por edhe në aspektet muzikore, veçanërisht në tingullin e vetëm të flautit apo më pas me
flautin në pjesën finale të këngës. Ky ishte një nga efektet që më mori më shumë kohë: pjesa tjetër e
këngës karakterizohet nga tone të ulëta, duke përfshirë zërin tim, dhe flauti, së bashku me disa
efekte të klarinetës nën zë, mendoj se ndihmojnë për ta ngritur këngën drejt ndjesisë ‘fluturuese’ që
mendoj se teksti e meriton”.
MIKE TURNER është një kompozitor dhe poet që jeton në Gulf Coast, SHBA. I cilësuar si
Këngëtari i Vitit 2017 nga Shoqatat Ndërkombëtare të Muzikës Country në Amerikën e Veriut,
këngët e tij janë transmetuar në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Evropë, Australi, Zelandën
e Re si dhe në Rrjetin e Radios së Forcave të Armatosura në SHBA. Ai është bashkëthemelues i
Music For World Peace Records, (Regjistrime muzikore për Paqen Botërore) të specializuara në
këngë që promovojnë paqen botërore dhe kundërshtojnë luftën. Vargjet e tij janë botuar në revista
dhe antologji të shumta të shtypura dhe on-line.
IRMA KURTI është poete, shkrimtare, tekstshkruese, gazetare dhe përkthyese dhe ka shkruar qysh
në fëmijëri. Ajo është e njohur për publikun edhe si autore e teksteve të këngëve të suksesshme, me
të cilat ka marrë pjesë në shumë festivale kombëtare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Irma Kurti
ka bashkëpunuar me kompozitorë shqiptarë, italianë, turq, kilianë e amerikanë dhe shkruan në tri
gjuhë: shqip, italisht dhe anglisht. Ajo ka shkruar rreth 200 tekste këngësh për të rritur dhe fëmijë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT