Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-GjITHMONË TË FAL

Lida Bashllari-GjITHMONË TË FAL

Gjithmonë të fal, përpos gabimit,
Përherë e me qëllim.
Të lutem boll,më lodhe shpirtin,
Me gjeste pa kuptim.


Mos përfito nga dashuria,
Që ndjej dhe kam për ty.
S’mund të jesh kaq i pabesë
Dhe t’më gënjesh ndër sy.


Mendon se jam naive e marrë,
Dhe kurrë s’të kam kuptuar.
Thjesht unë luajta rolin zemër,
Kam qenë e dashuruar.


Ndaj kam bërë dhe të paditurën,
E heshtur ndaj tradhëtive.
Po ti besoje veten tënde,
Më hidhje dhe hi syve.


Tash jam kurioze që ta di,
Çfarë ka një femër tjetër?
Që tundohesh në tradhëti,
Dhe pse është e vjetër.


Apo huqi i të pabesit
Mashkullit tradhëtar.
Të bën ty të kapësh majat,
Të ndjehesh krenar.


Mjaftohu tek njëra zemër,
Dhe nëse s’jam unë.
Ndryshe do të mbetesh vetë,
I mjerë,askërkund…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT